Lifestyle
Si ta kuptoni se nuk është më pëlqim por keni rënë në dashuri?
8 Shkurt, 2022 | 12:58 pm

- Çfarë të thotë instikti yt?
Ji i ndershëm me veten tënde. Nëse reagimi yt i parë është ” çfarë dreq pyetjeje është kjo? Sigurisht që e dua!”, atëherë je në rrugën e duhur. Po ashtu, në qoftë se reagimi yt është pak a shumë i ngjashëm me “Hmm, ehh, është pak e komplikuar”, atëherë merr kohë përpara se t’i nxjerrësh nga goja dy fjalët idilike. Mund edhe të jesh në fazën ” e pëlqejmë njëri- tjetrin”, ” ndoshta duhemi”, “pasion i shfrenuar”. Të gjitha këto kanë vendin e tyre, por nuk janë dashuri.
- Bëhu objektiv
Bëj një listë sa më të gjatë që të mundesh. Shto dhe kritika sepse askush nuk është përfekt, as personi që ti pëlqen. Studio me kujdes gjërat që nuk të pëlqejnë tek ai/ ajo. Ndoshta ato vetulla unike, thjesht të acarojnë nervat, ose mënyra se si vishet. Të vësh në dukje difektet nuk duhet parë si një përpjekje për të shkurajuar dashurinë tënde, por thjesht si një mënyrë për të zbutur disi zjarrin që të ka përfshirë, duke të lejuar të mendosh më qartë për ato që të pëlqejnë me të vërtetë.
- Mbaj parasysh si ndihesh kur e ke pranë
Je nervoz? I emocionuar? Zemra jote rreh pak më shpejt se zakonisht, qielli duket më i shndritshëm dhe problemet e jetës më pak të rëndësishme? Emocione si këto janë të ngjashme me sinjalet e një dashurie.
- Si sillesh me të kur jeni me njerëz?
I qëndron afër? Apo largohesh? Nëse është kjo e dyta, do të thotë që prezenca e personit të jep kënaqësi e konfort por nuk e ke të nevojshme, pra nuk është tamam dashuri. Gjithsesi, nëse gjatë kohës që komunikoni me të tjerët vazhdoni t’i hidhni njëri – tjetrit shikime depërtuese e zemra ju rreh fort çdo herë, me shumë gjasë bëhet fjalë për dashuri me një forcë që s’duhet injoruar aspak.
- Si ndihet ai/ ajo…
Është e vërtetë që ai/ ajo mund të ketë rënë në dashuri tashmë, ose anasjelltas. Ndaj duhet të mendosh nëse e do, apo është vetëm simpati.
- Thuaja atë që ndjen
Nuk është e nevojshme të shqiptosh dy fjalët e “shenjta” në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Por mund të thuash se ke filluar të mendosh se kjo mund të ndodhë dhe se je i lumtur për këtë ndjenjë.
















































