Showbiz
Prekëse! Einxhel Shkira: Kujt ti shkoj në shtëpi? Nuk I kanë kushtet për të më mbajtur!
31 Janar, 2022 | 11:54 am

Einxhel Shkira ka qendruar në suitë teksa po rikuperohet pas operacionit. Pranë saj qëndrojnë banorët të cilët e ndihmojnë dhe e shoqërojnë.
Në një bisedë me Beniadën dhe Monikën ajo ka treguar se nuk donte të shkonte në shtëpi që të mos mundonte familjarët e saj.
“Ata këtej kujdesen për mamin këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk eën nga këmba e do më kishin edhe mua. Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi kujt ti shkoja? Nuk I kanë kushtet për të më mbajtur se një të sëmurë e kanë”- ka rrëfyer Einxhel.











































