Kryefjala Logo

Del nga burgu lezhjani që mblidhte para në emër të Ramës

21 Nëntor, 2020 | 11:32 am

Ka dalë përfundimisht nga burgu, Arjan Meli, i cili mblidhte para nëpërmjet një llogaria në FB, në emër të kryeministrit Edi Rama.

Më herët, gjykata e Lezhës, e kishte shpallur fajtor 30-vjeçarin i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për përfitime personale.

Kreu i Mjekësisë Ligjore konfirmon fotot e dala në media dhe kërkon hetim nga prokuroria.

Por gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.

Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Të ngjashme