Showbiz
Olti Curri ne kerkim te VIP-ave te vertete, takon ikonen e televizionit shqiptar
22 Dhjetor, 2021 | 1:06 pm
Blogeri Olti Curri ka publikuar ne Instagram nje video me ikonen e televizionit shqiptar Ketrin Gjoca, teksa ka qene i ftuar ne emisionin “Rudina”.
Ne videon me te ai thote se gjithmone eshte ne kerkim te VIP-ave te vertete.
“Kudo flitet je VIP, s’je VIP, une jam gjithmone ne kerkim te VIP-ave te vertete dhe i gjej ato sic eshte rasti i Ketit”- thote blogeri.
”A qenkam”- ja kthen Ketrin duke qeshur. Kujtojme se Ketrin Gjoca ka qene nje nder figurat embleme te radio televizionit shqiptar dhe gjithmone ne cdo dalje televizive te saj shoqerohet me shume dashuri!