Lajme nga vendi
A do rikonfirmohet nesër Monika Kryemadhi si kryetare e LSI? Bixha: Të shohim…
20 Nëntor, 2020 | 12:21 pm

LSI do të zhvillojë të shtunën (21 nëntor) zgjedhjet për delegatët e rinj dhe kryetarin.
Sekretarja organizative e LSI, Eriona Bixha, e ftuar në “Ditë e Re” në Rtv Ora tha se kandidatja e vetme për kryetare e kësaj force politike është Monika Kryemadhi dhe pritet vetëm rikonfirmimi i saj.
Arjola Shehu: A do të ketë zgjedhje përsa i përket kryetarit të partisë, që përfshihen në këto që do të mbahen nesër, në 21 nëntor?
Erjona Bixha: Po, do të jenë dy fletë votimi. Njëra do të jetë për delegatët dhe tjetra për kryetarin e partisë së madhe. Kandidatja e vetme deri tani është Monika Kryemadhi.
Arjon Muça: Atëherë do të fitojë (qesh)
Erjona Bixha: Ta shohim, po ose jo, mund të konfirmohet.
Arjon Muça: Pse mund të jetë edhe Jo? Nëse është në mënyrë unanime Jo, kush do të jetë kryetari i LSI?
Erjona Bixha: Atëherë do të hapim statutin. KQZ-ja do të nxjerrë një udhëzim të ri për këtë gjë.
Arjon Muça: Pra, ne nesër mund të kemi edhe surprizë që Kryemadhi të mos jetë më kryetarja?
Erjona Bixha: Ne në parti kemi demokraci të brendshme, kemi meritokraci, zgjedhjet e vërteta ndodhin nesër.
















































