Kryefjala Logo

“Rilindja” e përdor fatkeqësinë e durrsakëve për propagandë elektorale!

18 Nëntor, 2020 | 4:23 pm

Zv.kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Bujar Dhima ka bere diten e sotme nje postim ne Facebook ku shkruan:

“Rilindja” e përdor fatkeqësinë dhe dhimbjen e Durrësit si propagandë elektorale!
Kryeministri në largim  po e përdor fatkeqësinë e Durrësit me mijëra banesa të dëmtuara, dhe dhimjen e familjeve të pastreha si mjet për propagandën e tij elektorale.
Bën “show” me fasada dhe restaurime të pamjes së jashtme të pallateve ndërkohë të gjithë banorët e Durrësit e dinë që janë:
Zero – Zero  – Zero pallate të ndërtura gjatë një viti.
Po vjen dimri i2- të dhe mijëra familje janë të pastrehë.
900 familje DS4 nuk kanë as edhe një informacion se çfarë do bëhet me ato.
1500 shtëpi individuale në qarkun e Durrësit janë të pabanueshme.
Zero informacion dhe interesim nga Bashkia dhe nga qeveria.
Durrësi i braktisur por vetëm shesh xhirimi për propagandën e “Rilindjes.”
STOP  përdorimit të fatkeqësisë dhe dhimbjes së Durrësit për propagandë të
cekët elektorale.
Durrësi duhet rindërtuar dhe jo shfrytëzuar për pasurimin e oligarkëve dhe propagandë.
Më 25 prill, të gjithë së bashku të largojmë propagandistët dhe të ndërtojmë me të vërtetë Durrësin tonë dhe Shqipërinë .

Bujar Dhima
Zv/Kryetar i LSI Durrës

 

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹

Të ngjashme