Kryefjala Logo

Negociatat/ Rama dështon për të shtatën herë, ja ironia e ish-ministrit

18 Nëntor, 2020 | 1:47 pm

Edhe gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Europian, qeveria shqiptare do të dështojë me integrimin për të shtatën herë që kur socialistët erdhën në pushtet në 2013.
Pas konferencës së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku është diskutuar për zgjerimin, u vendos që të mos kryhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Burime nga Bruksel shpjegojne se 5 vende të BE janë të gatshëm të ushtrojnë veton, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga parakushtet e vendosura nga BE në fillim të këtij viti.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në Facebook nuk kurwen as ironinë.

Postimi i plotë:

Mendoj të falenderojmë Holandën, Gjermaninë, Francën dhe gjithë vendet e BE që si problem tyrin të brendshëm kanë:
1. Vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Krijimin e gjykatave dhe luftën ndaj krimit.
2. Garantimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Garantimin e lirive kushtetuese.
3. Ndarjen dhe ballancimin e pushteteve në Shqipëri. Rivendosjen e pluralizmit politik në vend dhe pavarësimin politik të institucioneve publike këtu.
Shumë faleminderit që na kanë bërë problem tyrin të brendshëm! Nuk është gjë e vogël të lesh çdo problem tëndin për tu marrë me tonat…
Sikur të na kishin vënë dhe një qeveri tyren këtu brenda do e kishin patur shumë më të thjeshtë sesa kështu, me ambasadorë që na i bëjnë qejfin qeverisë sonë.
Kjo e fundit ia arriti që problemet e pazgjidhura të saj t’i bëjë probleme të brendshme të Europës…
Qeveria jonë është gati të drejtojë Europën tashmë.

Të ngjashme