Lajme nga vendi
‘Rrëshket’ Rama: Spitalet tona, asgjë më pak se spitalet nëpër Europë
16 Nëntor, 2020 | 5:51 pm

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur apelit të presidentit Ilir Meta që bëri thirrje për të bërë sa më shumë testime, si një rrugë efikase për të ndalur përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Ndërkohë që çdo ditë chartera me të sëmurë udhëtojnë drejt Turqisë e vendeve të tjera, me një mburrje të pashpjegueshme, Rama shkruan se Shqipëria në këtë pandemi është nën mesataren e rajonit, ndërsa shtoi se spitalet tona nuk kanë asgjë më pak se spitalet në Europë.
Edi Rama në Facebook:
Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.
#MbaniMaskën
#RuaniDistancat
#MbrohuniNgaDizinformimi
Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku
#SiNjëFamilje



















































