Kryefjala Logo

Kavaja humb ish-kryebashkiakun, Meta: Kryefamiljar model dhe nëpunës i përkushtuar i shtetit

15 Nëntor, 2020 | 7:04 pm

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas ndarjes nga jeta të ish kryebashkiakut të Kavajës, Selim Veizi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se, ndarja etij nga jeta është një humbje për familjen dhe qytetin e Kavajës.

Ilir Meta: Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!
1AE9DE67 2831 4D3E B4F9 ECB16E3AB7B1

Të ngjashme