Kryefjala Logo

Kryemadhi nga Shkodra:Nese do te mbaja ndonjehere maske, do e mbaja ne ngjyren e kuqe te LSI- se per te terbuar Edi Ramen

15 Nëntor, 2020 | 2:05 pm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim në lidhje me mbajtjen e maskës.
Nga një takim sot me të rinjtë e Shkodrës, Kryemadhi ka deklaruar se do të mbajë vetëm maskën me ngjyrën e kuqe, si ngjyrat e LSI, ndërkohë që ka akuzuar kryeministrin Rama se ai ka ndryshuar flamurin e PS.

“Nga kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë ç’të paguajnë.
Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjen që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ia ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe, sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt”, ka thënë Kryemadhi.

Të ngjashme