Lajme nga vendi
Panariti ndërpret angazhimin në LSI. Ja arsyeja
12 Nëntor, 2020 | 1:09 pm

Edmond Panariti ndërpret angazhimin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Lajmin e bën të ditur vetë Panariti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky vendim vjen pas marrjes së një ftese për një detyrë të rëndësishme, por pa e specifikuar për çfarë bëhet fjalë.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti.


















































