Lajme nga vendi
“Turp, turp”/ Basha nxjerr qytetarët të flasin: Rama humbi kontrollin ndaj pandemisë
12 Nëntor, 2020 | 9:59 am

Rama shkatërroi ekonominë dhe humbi kontrollin mbi pandeminë.
Me këtë postim e nis ditën sot kryetari i PD, Lulzim Basha.
Sipas kreut të selisë blu, i cili përmes një videoje publikon deklaratat e qytetarëve të cilëve u është dashur të përballen me sistemin shëndetësor gjatë Covid-19.
Lulzim Basha: Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.
















































