Kryefjala Logo

Kryemadhi: Rama vetëm për kokëfortësi, i la 25 ditë në grevë urie gratë naftëtare

8 Nëntor, 2020 | 5:13 pm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, denoncoi sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama me gratë naftëtare të Ballshit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gra të njësisë numër 7 në Tiranë, Kryemadhi tha se Rama i la gratë të ngujuara 25 ditë në grevë urie, kur mjaftonte që vetëm dy ditë të ulte çmimin e naftës për të paguar pagat e tyre të prapambetura.

Kryemadhi: Sot, gratë naftëtare thanë se po dalim nga greva se do bashkëbisedojnë me kryeministrin. Në 25 ditë ai i la gratë e Ballshit të vuanin të shkojnë nëpër spitale, duhet t’i linte këto gra vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij 25 ditë në grevë urie. Duhet të linte familjet e naftëtarëve për 20 muaj pa paguar rroga, kur këto para mjafton vetëm dy ditë të ulte çmimin e naftës. Sot çmimi i naftës është 1600 lekë kur Shqipëria prodhon 23 mijë fuçi naftë në ditë, Maqedonia prodhon 240 fuçi nafte në ditë është 900 lekë. E pra këtë 700 leksh në ditë ai mund ta kishte dhënë për këto familje, por arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet. E pra këtë 7 mijë leksh në ditë Rama ua merr familjeve shqiptare vetëm me naftë. Arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet.E tha Klajda më përpara nuk është çështja për Ramën kryeministrin në ikje, por çfarë do të bëjmë ne për gratë shqiptare, fëmijët dhe familjet shqiptare. Emigracioni është një pikë shumë e fortë e cila po gërryen familjen shqiptare, po shpopullon Shqipërinë, e kjo vjen si rezultat i një politike afatgjatë që ka në thelb të saj shpopullimin e Shqipërisë.

E hëna mund të shënojë mbylljen e grevës së urisë së naftëtarëve pas 42 ditësh në ngujim fillimisht burrat e më pas gratë, për çështjen e pagave të prapambetura.

Gratë naftëtare kanë pranuar të ndërpresin grevën dhe të ulen në negociata me Kryeministrin, i cili ka premtuar se do të jetë vetë atje.

Por në rast dështimi të bisedimit, gratë thonë se do të vazhdojnë ngujimin për pagat e prapambetura të cilat janë kusht i panegociueshëm për qeverinë.

Të ngjashme