Kryefjala Logo

Presidenti Meta në shtëpinë e artistit të shquar, beteja e Kodrës së Kuqe dhe një mesazh për “okupatorët e çdo kohe”

5 Nëntor, 2020 | 10:53 am

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar shtëpinë e artistit të mirënjohur Sali Shijaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se artisti ka qenë dëshmitar i gjallë i betejës së Kodrës së Kuqe, ku mes të tjerëve ra heroikisht edhe Vojo Kushi.

Postimi i plotë:

Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.

I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re!
3A6D6E7A 8BDC 4D7C AE48 9DAC89431D40 0618BA41 A722 47DB AABE 50DFDB6966A3 C4BAA2A1 48D5 49F5 9E9E 040E5116ED9A

Të ngjashme