Kryefjala Logo

“Jo”-ja e Holandës, Kryemadhi: Europa nuk është rruga e Edi Ramës

3 Nëntor, 2020 | 11:25 am

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dokumentin e qeverisë holandeze që shpreh skepticizmin për plotësimin e kushteve të BE nga Shqipëria si dhe uljen në tryezën e Konferecës së Parë Ndërqeveritare.
Kryemadhi thotë se tashëm Holanda e ka ndarë rrugën e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por për Ramën sipas saj ky nuk është lajm i keq.
Sipas kryetares së LSI, Europa nuk është rruga e Ramës.
Dy ditë më parë Holanda e ndau Maqedoninë nga Shqipërinë, dhe ndoshta ky nuk është lajm i keq për Ramën, pasi për të rruga nuk është Europa, por rrugët e paditura. Ky është lajm i keq për shqiptarët. Kjo tregon se procesi i integrimit europian po largohet nga Shqipëria, dhe shqiptarët po ndihen të diferencuar”, tha Kryemadhi.

Të ngjashme