Kryefjala Logo

Vajza e re vuri qerpikë fallco dhe nuk do ta besoni çfarë i ndodhi

7 Gusht, 2021 | 11:57 am

Ekspertët e shëndetit kanë filluar të paralajmërojnë gratë se zgjatjet e qerpikëve nuk janë të sigurta. Në fakt, ju ekspozoni vetem edhe më shumë ndaj rreziqeve shëndetësore gjatë procedurës.

Këto ngjitëse mund të shkaktojnë disa probleme, duke përfshirë:

Reaksion alergjik, infeksion, rënie të qerpikëve natyral etj.

Syri juaj, veçanërisht kornea, është mjaft delikate. Kur e ekspozoni ndaj kimikateve, mund të përjetoni djegie, kruarje dhe infektim të syrit. POR edhe nëse nuk jeni alergjikë ndaj ngjitësit (ose më saktë përbërësit formaldehid) prapëseprapë mund të vuani nga një infeksion i quajtur madarosis. Kur keni madarosis, qerpikët tuaj (ndonjëherë edhe vetullat) bien.

Më shumë Baktere: Qimet fallco që në shumicën e rasteve janë sintetike mund të grumbullojnë bakteret e dëmshme, përgjegjëse për infeksionet e syrit.

Alopecia: Vendosja e shpeshtë e qerpikëve fallco rrit rrezikun për të zhvilluar alopeci. Kjo është një gjendje në të cilën flokët tuaj natyralë, përfshirë këtu edhe qerpikët, bien për shkak të tensionit në boshtin e rrënjës së qimes.

Folikul e dëmtuar : kimikatet e gjendura tek ngjitësit mund të dëmtojnë në nivel qelizor rrënjët e qerpikëve duke ngadalësuar rritjen e tyre.

Të ngjashme