Lifestyle
Goran Bregovic : “Intoleranca midis popujve të kulturave dhe feve të ndryshme ka rrënjë të thella, por tani ajo duhet të ndryshojë”
7 Gusht, 2021 | 11:21 am

Goran Bregovic i solli botës kulturën e madhe të Ballkanit dhe ne të gjithë e njohëm veten në muzikën e tij dhe në poezinë e tij.
Në një intervistë që i është bërë,Goran ka folur edhe për Sarajevën.
Pyetjes :Ai ia kushton punën e tij të fundit Sarajevës, një qytet që e braktisi vite më parë. Si e shihni të ardhmen?
Ai përgjigjet
“Kur shpërtheu konflikti në Ballkan, unë isha në Paris dhe vendosa të jetoja atje, ku ekziston një traditë e lashtë e mikpritjes. Sarajeva është shumë e vogël por ka pasur gjithmonë të njëjtin vitalitet si metropolet evropiane. Është një udhëkryq i kulturave që kanë animuar jetën intelektuale dhe shoqërore. Pavarësisht luftës, e gjithë kjo mbeti. Konfliktet janë përpjekur të lakojnë popullsinë, kanë vënë në shënjestër njerëzit, gjërat, mendimet e tyre. Njerëzit kanë luftuar urrejtjen dhe dhunën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë ”.
“Intoleranca midis popujve të kulturave dhe feve të ndryshme ka rrënjë të thella, por tani ajo duhet të ndryshojë. Mësimi më i mirë që mund të japë një njeri është të dijë të komunikojë dhe të jetojë me dallimet. Jam magjepsur dhe frymëzuar nga kontaminimet kulturore dhe muzikore. Muzika është universale, ajo arrin aty ku gjuha, dialektika dhe politika nuk dinë të arrijnë.
Është johistorike. Evropa me qytetërimet e saj të ndryshme është formuar gjatë shekujve falë migrimeve të mëdha. Me mirëseardhjen, trashëgimia historike, kulturore dhe njerëzore është pasuruar. Ka njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria, por me një inteligjencë dhe, shpesh, një përgatitje që mund të pasurojë vendet tona. Gjithmonë mbaj mend që Steve Jobs ishte djali i një emigranti sirian. Refugjatët sjellin pasuri, jo vetëm probleme “













































