Kryefjala Logo

Sezoni i Luanit:Tre arsye pse mos lidhesh me një vajzë Luan?

5 Gusht, 2021 | 12:01 pm

1-E PAPARASHIKUESHME: Në qoftë se mendoni se të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të vetmit që ndryshojnë mendje, me siguri nuk keni njohur një vajzë ose grua Luan.

Luaneshat, , janë si një minë me sahat që mund të shpërthejë nga çasti në çasti. Një herë duan diçka, pastaj një gjë tjetër, pasi e arrijnë lodhen dhe duan një argëtim të ri, e kjo gjë zgjat në pafundësi.

Bëjnë gjithmonë me kokën e tyre dhe në fund u lënë fajin të tjerëve kur gjërat nuk shkojnë mirë.

2-Dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes:  Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, në botën e një Luaneshë ekzistojnë ‘’unë, unë dhe..harrova të shkruaj unë?”. Për të është shumë e rëndësishme që të tjerët ta dinë se është truri që fshihet pas gjithçkaje, ajo i di të gjitha e si rrjedhojë vendimet i takojnë asaj. Dëshiron të marrë e para fjalën, të dala e parë në fotografi, t’i thonë se është e para në gjithçka, e kjo gjë nuk e pengon as të injorojë dhe shpesh ‘’eliminojë’’ nga sytë partnerin, kur është momenti i saj i artë. E doni vërtetë një grua të tillë në jetën tuaj?

3-Është mbretëresha e dramave: Për Luaneshat jeta në çift i ngjan një teatri. Sot janë romantike, të nesërmen humbasin toruan , më pas janë të ëmbla e të qeta, dramatike në kulm dhe viktimizohen pa iu dridhur qerpiku. Me pak fjalë, janë aktore të lindura që i ka zili një horoskop i tërë.

Tani më thoni sa jane shanset për të dashur ende një lidhje me to?

(Asgjë personale me asnjë vajzë luan)

Të ngjashme