Lifestyle
Miqësia juaj do të zgjasë një jetë të tërë vetëm nëse i përgjigjeni këtyre tre pyetjeve
22 Qershor, 2021 | 9:36 am

1-A jeni gjithmonë aty për njëri-tjetrin?
Kur njëri telefonon, tjetri përgjigjet.
Një miqësi e vërtetë dallohet pikërisht për këtë: ajo mbijeton pavarësisht nga fakti se jeta ndjek shtigje të ndryshme dhe nuk ka nevojë të bashkohet nga të njëjtat orare ose zakone.
2-A i besoni verbërisht njëra-tjetrës?
Besimi njihet në detaje: a i keni çelësat e shtëpisë , a ndani pa frikë fjalëkalimin e telefonit tuaj celular, një fjalëkalim të rrjetit social ?
A keni fotografi në të cilat ju dukeni e tmerrshme?
A i thoni sekrete që nuk do t’i ndani me askënd tjetër nga turpi?
Mirë, ajo është një shoqe e vërtetë.
3-A e mbani shoqërinë pa gjykuar?
Një miqësi e vërtetë është një marrëdhënie e ndërtuar ndër vite, e përbërë nga momente të lodhshme, turp, sekrete por edhe besnikëri e madhe.
Kush ka jetuar së bashku gëzime dhe hidhërime dhe ka hapur një fragment që i ka lejuar një personi tjetër të jetë aty pa gjykim, por vetëm me praninë, ka hedhur bazat për një nga dhuratat më të çmuara, për të cilin mund të aspirojmë në jetë.
















































