Kryefjala Logo

Macja seriale,vjedh të brëndshmet e fqinjëve!

17 Qershor, 2021 | 9:16 am

Folkestone, Angli. Një mace katër-vjeçare po bëhet ylli i Facebook pasi zbulohet se ai është mësuar të vjedhë mbathjet,

sutjena dhe çorape nga shtëpitë e fqinjëve për t’i çuar vetë në shtëpinë e pronarëve të maceve. Kjo mace pyjore norvegjeze me emrin Reginald, në fakt, është bërë një hajdut serial i vërtetë i specializuar në vjedhjen e mbathjeve.

Në disa muaj ai tashmë ka mbledhur disa dhjetëra pjesë duke përfshirë  boksierët, getat dhe sutjenat. Nuk mungojnë disa palë çorape.

Sapo e mori vesh, pronari i tij paralajmëroi fqinjët e tij duke kërkuar natyrshëm falje dhe kthimin e të gjitha sendeve të vjedhura  herë pas here.

Macja filloi të vidhte mbathjet dhe sytjenat verën e kaluar dhe nuk është ndalur kurrë.

Macet janë mësuar të vjedhin objekte që ata i konsiderojnë të dobishme, në një farë mënyre, për mbijetesën e tyre, nga banesat dhe shtëpitë e fqinjëve, por një mace e specializuar në vjedhjen e mbathjeve nuk është parë kurrë.

Të ngjashme