Lifestyle
5 produkte bukurie që femrat po i përdorin GABIM
15 Qershor, 2021 | 10:16 am

Kjo ndoshta ka ndodhur me ju, që produktet e bukurisë nuk ju kanë dhënë efektin e kërkuar. Por kjo nuk ka ndodhur sepse ato kanë qenë të skeduara apo diçka e ngjashme, por sepse nuk keni ditur përdorimin e tyre të saktë. 5 gabimet më të shpeshtash që të gjitha ju i bëni janë këto:
Çdo lloj maskë fytyre duhet të përdoret sipas udhëzimeve. Mos e lini maskën në fytyrë gjatë natës nëse prodhuesi nuk thotë kështu – kjo mund të çojë në probleme serioze të lëkurës. Maskat e fytyrës tme argjil duhet të hiqen para se të thahen: nëse nuk e bëni këtë, maska do të fillojë të thith lagështi nga lëkura që e bën lëkurën të thatë
Përdorimi i letrave të lagura për të hequr makeupin, është shumë i gabuar pasi ato përveç se nuk e heqin plotësisht tualetin acarojnë fytyrën dhe ja u bëjnë atë të kuqe.
Përdorni vetëm njërin nga produktet që keni dhe jo të gjithë: Nëse përdorni vetëm serum dhe
Jo krem apo vetëm krem dhe jo krem mbrojtës kjo shtë diçka e gabuar. Serumi përmban retinol i cili e bën fytyrën më delikate se zakonisht dhe ka më shumë mundësi të digjet. Kremi mbrojtës duhet vendosur çdo ditë.
Kur lyheni me fondatinë nuk e lagni asnjëherë sfungjerin. Shumica e tyre dhe sidomos beauty blender duhen lagur në mënyrë të tillë që mos të thithi shumë makeup.
Pastruesit janë shumë më të dobishme nëse nuk përdoren vetëm për heqjen e kozmetikës në mbrëmje por edhe në mëngjes. Në këtë mënyrë, ju mund të hiqni sebum, qelizat e vdekura të lëkurës, dhe të gjitha bakteret nga djersa që janë në lëkurën tuaj gjatë natës.
















































