Kryefjala Logo

50 vjet marrëdhënie, Meta me kryediplomatin zviceran: Të dy popujt kanë shumë arsye të krenohen

24 Nëntor, 2020 | 12:19 pm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit theksoi se ky jubile është një moment i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bilanci i bashkëpunimit në këtë gjysëm shekulli është shumë i pasur dhe i larmishëm, veçanërisht në 30 vitet e fundit.

Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional.

Meta shprehu mirënjohjen për ndihmën e Zvicrës në përballimin e pasojave të 26 nëntorit 2019, në ndihma e fonde të veçanta, si dhe vlerësoi ndihmën e saj për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Covid -19 .

“Të dy vendet dhe popujt kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumë dimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të tyre”, nënvizoi Meta.

BC0C0BDD D956 4172 AD99 D671A42973E1 63C4BA3C EC6D 49D2 B33A AC388F2BAFFE 24EA8994 9BC7 4D26 9842 2300FD522521

Të ngjashme