Politike
Ndahet nga jeta ish Presidenti i Frances!
3 Dhjetor, 2020 | 12:38 pm

Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën Pallati Elysee.

Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian.
I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së stilit të De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale.
burimi: Panorama


















































