Lajme nga vendi
41 ore pas zjarrit ne magazine, asnje shenje jete nga 33 vjecari
26 Mars, 2021 | 11:45 am

Vijon të jetë aktiv prej më shumë se 41 orësh zjarri që ra në magazinën e një qendre tregtare. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se forcat e zjarrfikëses kanë hapur disa tunelë, për të ulur temperaturën në katin minus 1, atje ku ka rënë edhe vatra e zjarrit.
Ndonëse janë kryer kontrolle në këtë godinë, ende nuk kanë rënë në gjurmët e 33-vjeçarit Arjan Sala, shefi i sigurisë së kësaj godine, që hyri për të nxjerrë prej aty njerëz.
Po ashtu, Skëndaj raportoi se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të reparteve të Ushtrisë dhe të Rinasit, si dhe forca të zjarrfikëses nga Kamza.















































