Kryefjala Logo

Korrupsion: Kushurinjte e deputetit Alket Hyseni padrone te Sarandes. Ja dokumentat e tenderave.

27 Nëntor, 2020 | 5:12 pm

Nga BoldNews.al

Familjarë të deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, kanë marrë nën kontroll ujësjellësin dhe biznesin e përpunimit të mbetjeve në zonën e Sarandës.

“Superdeputeti” i Edi Ramës për rajonin e Bregut është përfshirë në një histori të gjerë nepotizmi, duke emëruar kushërinj të tij në poste kyçe të shoqërive publike.

Sheme Lulo, bashkëshort i kushërirës së parë të Hysenit, është emëruar prej vitit 2016 drejtor i Ujësjellësit-Kanalizime të Sarandës (UKS).

Ai përfundoi mandatin e parë 3-vjeçar si administrator i UKS dhe u ri-emërua sërish, për një tjetër mandat, deri në vitin 2022.

Lulo, krahas detyrës publike, është aksioner kryesor edhe në një kompani private, që ka për objekt prodhimin, shitjen dhe eksportimin e molusqeve dhe midhjeve në zonën e Butrintit.

Kompaninë “Acquaproduct Butrinti” është krijuar në vitin 2014 dhe drejtor i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, është aksioneri me kuotat më të mëdha në të, 34 përqind.

Por, duket se për biznesmenin Lulo ka pasur projekte të tjera. Në nëntor të vitit 2019, Sheme Lulo emërohet administrator i Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës, me një mandat 3-vjeçar, deri në vitin 2022.

Pas sistemimit në punë shteti të Sheme Lulos, radha i vjen vajzës së tij, Anisa Lulo, e cila, për nga radha, është kushërirë e dytë e deputetit Alket Hyseni.

Anisa Lulo, në vitin 2017 emërohet si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Portit Detar Sarandë, detyrë që e mban për disa kohë.

Më pas, në Shkurt 2020, ajo emërohet anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë publike “Bajkaj Land” sh.a.

Kompania shtetërore “Bajkaj Land” është administruese e landfillit të përpunimit të mbetjeve, i ngritur në Delvinë, pranë Sarandës.

“Bajkaj Land” u krijua me një vendim të Këshillit të Qarkut të Vlorës të vitit 2014 dhe nisi punën në Shtator 2015. Ajo është një shoqëri aksionere, me kapital 100 përqind publik.

Landfilli i Bajkajt është në shërbim të njësive vendore të Bregut të Jugut, përfshirë Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol, si edhe enteve të tjera publike e private dhe në të përpunohen mbetje jo të rrezikshme.

C4369809 3166 463F 9073 4D0A8C04FD540DE130DA D741 4CBA 9BF5 315872E349D945CD690E 35FB 4D50 B624 69DF01B3841E

301515A8 A43F 4D5A A571 3021B57132E6550D4162 F153 4A9E 9D3C ACD1E5A0CF02

Të ngjashme