Lajme nga vendi
Më 21 Nëntor LSI voton online, Bixha: Një risi që duam të sjellim
19 Nëntor, 2020 | 10:34 pm

Në një intervistë për gazetarin Sebastian Zonja në Ora News, Sekretarja Organizative e LSI, Erion Bixha ka komentuar zgjedhjet online që do të mbahen brenda rradhëve të kësaj partie që nisin këtë të shtunë.
Sipas Bixhës, ky është një proces shumë i rëndësishëm zgjedhor, i cili do të zhvillohet në të gjitha bashkitë e vendit.
“Realisht, ky proces do të jetë i rëndësishëm jo vetëm se do të ketë zgjedhje dhe do të jenë të gjitha parimet demokratike që duhen të jenë brenda një partie politike por edhe për metodën dhe risitë që ky proces do të sjellë.
Më 21 janar të gjithë anëtarët e LSI, në të gjithë Shqipërinë, do të kenë mundësinë për të votuar delegatët e partisë në bashkinë që i përkasin, por edhe për kryetarin e partisë. Anëtarët do ta kenë mundësinë ta kryejnë votimin duke ardhur në zyrat e LSI, në çdo bashki, por duke marrë shkak nga situata krejt ndryshe, për shkak të pandemisë por edhe një risi që duam të fusim brenda LSI, do tu jepet mundësia të votojnë edhe online”
















































