Kryefjala Logo

Buxheti për shëndetësinë, Kryemadhi: Rama s’ka dhënë akoma bonusin, të hapë konkursin për licencat e infermierëve

17 Nëntor, 2020 | 12:39 pm

Kuvendi miratoi një ditë më parë projektbuxhetin 2021, ku “pjesa e luanit” shkon për shëndetësinë me fokus rritjen e pagave të mjekëve dhe rimbursimin e medikamenteve për Covid për qytetarët.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk është shumë optimiste marrë shkas nga fakti që sipas saj qeveria nuk u ka dhënë ende bluzave të bardha në vijën e parë të luftës me Covid bonusin e premtuar.
Para së gjithash, ajo i bëri thirrje qeverisë të hapë konkursin për licencimin e infermierëve.
Kryemadhi: Duhet të shohim tabelat që do tu shpërndahen ministrive përkatëse. Nëse e kanë sinqerisht buxhetin për rritjen e pagave të mjekëve do ta përgëzoja por derisa qeveria nuk ka bërë ende shpërblimin e famshëm për mjekë e infermierë si mund të jetë ky impakt në buxhetin 2021. Qeveria shqiptare nuk ka shpallur prej dy vitesh konkursin e infermierëve, të hapë konkursin e licencimit të infermierëve. Të sëmuirët me Covid paguajnë 70 mijë lekë shërbimin e një infermieri. Nuk mendoj që politikat e tij për shëndetësi falas, paga infermierësh dhe rimbursim medikamentesh janë reale.
Sa i takon zgjedhjeve, Kryemadhi tha se objektivi i përbashkët i opozitës së bashkuar është rrëzimi i sektit të rilindjes dhe vendosja e një normaliteti ekonomik dhe shoqëror.

Të ngjashme