Lajme nga vendi
24-vjeçari përfundon i plagosur pas një konflikti të çastit
12 Janar, 2021 | 12:51 am

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se një 24-vjeçar ka shkuar në spital pasi ishte qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit në një lokal.
Autori është identifikuar dhe policia po punon për arrestimin e tij.
Njoftimi:
Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


















































