Lajme
14 vjeçari humbi jetën pas sherrit në shkollë, flet dëshmitarja që e çoi në spital:Ambulancës ja dhashë të gjallë
18 Nëntor, 2024 | 7:36 pm

Ditën e sotme një sherr mes 14 vjeçarve të shkollës Fan Noli ka shkaktuar një viktimë. Ai është shoqëruar në spital nga një dëshmitare e cila ka qëlluar aty dhe e ka dërguar me makinën e saj pasi ambulanca është vonuar. Ajo tregon për Report tv, se si e gjeti të miturin të shtrirë në tokë me plagë, mbi të cilin ishte një turme njerëzish që i hidhnin raki.
Gruaja e ka marrë djalin në makinë për ta dërguar në spital dhe rrugës thotë se ndesh me ambulancën, së cilës i dha djalin me shenja jete, por Martim Cami ndërroi jetë në spital.
“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.
Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time”, tregon ajo.
















































