Kryefjala Logo

“Zgjati më shumë se 4 orë”, Dea Mishel i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

9 Prill, 2024 | 3:15 pm

Dea Michelle Hoxha njihet për punën si influencere, ndër të tjera, cka do të thotë se është gjithnjë shumë aktiv në Instagram, qoftë edhe për të ndarë detaje nga jeta e përditshme, ndërsa ndjekësit e saj kanë vënë re se kohët e fundit ajo nuk po postonte si zakonisht. E mesa duket për këtë ka pasur një arsye të rëndësishme, teksa finalistja e “BBVIP2″ i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për një gjendje shëndetësore ende të paqartë, e cila e ka shqetësuar kohët e fundi.

Kështu Dea ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Instagram sot, se operacioni ka zgjatur për më shumë se 4 orë, ndërsa sëmundjen e ka marrë vesh pas muajsh analiza e kontrolle, teksa ndan edhe ndjesitë e gjithë kësaj eksperience, duke dhënë edhe disa këshilla të rëndësishme.

‘Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.
Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.
Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.
Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena.
Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”- shkruan Dea.

C6C3B2D6 3983 48BA B42B BF178F675909

Të ngjashme