Showbiz
“Zezaku më ndau nga motra”, Labinot Rexha rrëfen historinë familjare
30 Dhjetor, 2025 | 1:01 pm

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, në rrëfimin e tij ka folur lidhur me raportin me të motrën.
Ai është shprehur i penduar që për pesë vite nuk kishte pasur kontakt me motrën, për arsye se ajo kishte zgjedhur të martohej me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare.
“Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam mujt me taku. Dhe një vajzë me lëkurë të bardhë martohet me një djalë me lëkurë të zezë”, tha ai.











































