Showbiz
Zbulohet lista e këngëtarëve që do të çelin natën e parë ne Fest 64′
9 Dhjetor, 2025 | 7:28 pm

Pritja ka marrë fund! Burimet tona kanë zbuluar listën e artistëve që do të ngjiten të parët në skenën e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, duke çelur kështu magjinë e natës së parë me 17 Dhjetor.
Festivali do nis nga data 17-20 Dhjetor. Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkuruese, në natën e tretë do vijojë të ruhet tradita e nostalgjisë, ndërsa nata e katërt është dhe nata finale ku njëri prej artistëve konkurues do të shpallet fitues.
Emrat e përzgjedhur për hapjen e festivalit premtojnë një natë plot diversitet muzikor, rikthime të forta dhe zëra të rinj që synojnë t’i japin festivalit një frymë moderne.
Ja lista e plotë e artistëve që do të performojnë në natën e parë:
- Rigersa Loka
- Lorenc Hasrama
- Sara Kapo
- Sheila
- Kleansa Susaj
- Gresa Gjoncera & Bledi Kaso (duet)
- Ghiti
- Lynx
- Erand Sojli
- Inis Neziri
- Kimi
- Alis
- Enxhi Nasufi
- Rezarta Smaja
Kombinimi i emrave të afirmuar me artistë të rinj sugjeron një edicion dinamik, ku zërat e fuqishëm ballafaqohen me prurje të freskëta, ndërsa publiku pritet të përjetojë një mbrëmje të ngarkuar me emocion dhe surpriza.
Organizatorët premtojnë një skenografi të re, performanca live dhe një format të ripërtërirë elementë që e bëjnë Festivalin e Këngës një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të fundvitit.
Mbetet për t’u parë se cili prej këtyre artistëve do të rrëmbejë zemrat e publikut dhe jurisë që në natën e parë.










































