Kryefjala Logo

Zbulohet banori tjetër i BBV-Albania?…

9 Dhjetor, 2025 | 3:54 pm

Sardi Strugaj, një nga artistët më të dashur të skenës, ishte i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të fundit “Për ty dehem” dhe “Ti shko”, për pritshmëritë që ka për vitin 2026 dhe për anën e tij personale që rrallë ndahet me publikun.

Në mes të bisedës, ai u ndal te një pyetje që shumë veta e kanë bërë shpesh: përse Sardi shfaqet kaq rrallë nëpër studio televizive?

Ai u shpreh se, edhe pse merr ftesa të shumta, zgjedh të mos dalë në çdo ekran për të shmangur situata të pakëndshme. Sipas tij, ekspozimi i tepërt nuk është diçka që e tërheq.

“Marr shumë ftesa, por më duket e tepërt të shkoj kudo. Pastaj krijon hatërmbetje, se shkoj te njëri dhe tjetri mërzitet. Nuk i kam qejf daljet televizive, as kamerat,” tha ai. Sardi po ashtu kujtoi se dikur nuk shfaqej as në videoklipet e këngëve të tij: “Pija kafen kudo, nuk më njihnin. Ekspozimi i tepërt më bezdis pak.”

Megjithatë, ai theksoi se “Wake Up” është një nga vendet ku nuk mund të refuzojë ftesën, duke treguar një raport të sinqertë dhe të ngrohtë me programin.

Edhe një herë, Sardi vërtetoi se mbetet një artist që flet më shumë me muzikën e tij sesa me praninë në media, duke ruajtur një mister që vetëm sa e bën edhe më tërheqës për publikun.

Të ngjashme