Showbiz
“Xingjet e javës” … Kujt i rri më mirë fustani?!
4 Prill, 2022 | 1:14 pm

Ndonjëherë na duket sikur bëhemi shumë llafazanë, por i vemë re detajet sepse ato e bëjnë diferencën. Këtë javë kemi parë që shumë nga vajzat e showbiz-it që kanë patur të njëjtat veshje dhe vendosëm ti ndajmë me ju.
Ja përshembull Bora dhe Xhensila duken shumë bukur me këtë fustan jeshil të Label Nue që nuk kushton më shumë se 100 euro. Xhensila e veshi e para këtë fustan pikërisht në ditëlindjen e Borës dhe dy muaj më pas shohim moderatoren e “Përputhen” me po të njëjtin fustan.

Dy vajza të tjera shumë simpatike duket se kanë bërë gjithashtu “xing” me veshjet dhe këtë herë bëhet fjalë për moderatoren Jonida Vokshi dhe këngëtaren Venera Lumani. Të dyja mbajnë veshur një fustan portokalli krijim të Enada Atnikollës, por Venera e ka veshur atë në skenën e Kënga Magjike 4 vjet më parë, ndërkohë që Jonida mban po të njëjtin fustan në setin e fundit fotografik.

Tani ju mbetet juve të thoni se cila e ka veshur më bukur?!











































