Showbiz
“Xing” në natën e Vitit të Ri! Luana Vjollca dhe Oriola Marashi surprizojnë me të njëjtin fustan
1 Janar, 2026 | 9:27 am

Nata e ndërrimit të viteve solli jo vetëm festa dhe shkëlqim, por edhe një “xing” të papritur mes dy emrave më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Luana Vjollca dhe Oriola Marashi u shfaqën me fustane identike.
Të dyja zgjodhën një fustan jeshil me shkëlqim, me prerje të guximshme dhe dekolte të theksuar.
Oriola Marashi u shfaq mes fishekzjarreve dhe dritave spektakolare, ndërsa Luana Vjollca e solli të njëjtin stil në një atmosferë më intime, por po aq sensuale.
Pyetja që po qarkullon tani në rrjet është e pashmangshme: Kujt i shkon më shumë fustani?












































