Kryefjala Logo

Xhesika Polo flet për humbjen e nënës:”Kam kënduar te varri i saj…”

31 Maj, 2024 | 10:01 am

Një dron i dedikuar Xhensila Peres nga e jëma e saj ka prekur jo pak fermerët,në veçanti Xhesika Polon.
Këngëtarja ndau momentet e trishta me të tjerët, duke thënë se në varrimin e të ëmës së ndjerë, zgjodhi të këndonte.

Ajo tha se në këtë mënyrë bëri atë që e ëma do donte, duke kënduar këngën e saj të preferuar.

“E kam përcjell me këngë, i kam kënduar këngën e saj të preferuara, sepse ajo vetë nuk donte në asnjë moment që ne ta përcillnim me dhimbje, pavarësisht se dhimbja është e paevitueshme. Ama unë në varrin e mamit tim kam kënduar këngën e saj të preferuar, ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time, ama e bëra”-u shpreh Xhesika.

Të ngjashme