Kryefjala Logo

Vodafone mundëson lidhjen e Evropës me rrjetin 2Africa nëpërmjet Portugalisë

19 Mars, 2024 | 4:21 pm

Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali.

2Africa është sistemii mëdh kabllor nënujor në botë, projekti për të cilin ka filluar në 14 maj të vitit 2020. Projekti synon të rrisë ndjeshëm kapacitetin, cilësinë dhe disponueshmërinë e lidhjes së internetit midis Afrikës dhe pjesës tjetër të botës.

Nëpërmjet një degëzimi në Portugali, 2Africa synon lidhjen e Afrikës me Evropën. Fibrat optike do të rrisin për të gjithë përdoruesit në vend shpejtësinë me të cilën ngarkohen e shkarkohen materialet në internet (download and upload speed).

Instalimi i fibrave të projektit 2Africa, sistemi më i madh nënujor i fibrave optike në botë, përforcon rëndësinë strategjike të Portugalisë si një vendodhje strategjike për implementimin e një infrastrukture kyçe për komunikimet kombëtare dhe ndërkombëtare, nga e cila do të përfitojnë kompanitë, institucionet dhe klientët individidë, shprehetPaulino Corrêa, Drejtor i Rrjetit Vodafone Portugali.

Në përfundim të tij, projekti 2AFrica do të lidhë 33 vende në tre kontinente (Evropë, Afrikë dhe Azi), duke u shtrirë mbi 45,000 kilometra. Konsorciumi 2Africa përbëhet nga tetë partnerë ndërkombëtarë: Vodafone Group, Meta, Bayobab, Centre3, China Mobile International, Orange,Telekom Egjipt, dhe WIOCC. 


Prodhimi dhe instalimi i fibrave të 2Africa mundësohet nga Alcatel Submarine Networks, kompania lider në botë për ndërtimin e fibrave optike nënujore.

 

Të ngjashme