Kryefjala Logo

Vetëvritet me armë zjarri, 48-vjeçari nuk kishte para të paguante kredinë

1 Shtator, 2021 | 1:08 pm

Roskovec – një 48-vjeçar i quajtur Florian Cjapi, i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë gjatë mëngjesit të sotëm. Vetëvrasja mendohet të ketë ardhur si pasojë e gjëndjes së rënduar psikologjike e shkaktuar nga vështirësite ekonomike.

Mësohet se i ndjeri ishte i “zhytur” në borxhe teksa kishte një kredi për të larë. Situata ekonomike në jetën e tij mendohet të ketë çuar 48 vjeçarin në çrregullim depresiv.
Pasi ishte kthyer me bashkëshorten nga Italia, çifti kishin marrë një kredi për serat, duke rezultuar një dështim pasi ky vit shënjoi një prodhim të dobët duke lënë pezull borxhin.

download 1 urgj

Të ngjashme