Kryefjala Logo

Ilir Hoxholli i drejtohet Pirro Dhimës pas vdekjes së të ëmës: “Hipokritët që kanë nxjerrë nënat e tyre nga shtëpia… e kishe për turp të quheshe shqiptar”

1 Tetor, 2021 | 1:21 pm

Bamirësi i fondacionit “Firdeus”, Ilir Hoxholli ka reaguar sot nëpërmjet një shkrimi për vdekjen e nënë së Pirro Dhimës e cila u gjet e dekompozuar në banesën e saj në Himarë.

Ai rikujton deklaratat e Dhimës kur mohonte kombësinë e tij shqiptare: “Quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot”

Hoxholli u shpreh se nuk vlejnë as medaljet dhe fama e as të bësh moral në momentin që ke harruar nënën: “Shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.”

Shkrimi plotë i Hoxhollit

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.

 Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.

Të ngjashme