Showbiz
U shfaq për herë të parë pas operacioni, Kate Middleton kërkon falje për foton
11 Mars, 2024 | 6:35 pm

Kate Middleton, Dukesha e Uellsit, ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale relativisht të lehtë në fillim të vitit, ndërsa që nga ajo kohë, duke qenë se nuk ishte shfaqur thuajse fare në publik, nisën të qarkullonin shumë teori konspirative sikur Kate ishte zhdukur. Megjithatë, për 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas, ajo shfaq në publik për herë të parë pas ndërhyrjes, me një foto kartolinë ku shfaqej bashkë me fëmijët. Gjithsesi, fotoja u bë shkak për shumë kritika ndaj Dukeshës, duke qenë se ishtte shumë e edit-uar, madje e edit-uar keq dhe pikërisht për këtë ajo ka kërkuar ndjesë ditën e sotme.
Kështu, Middleton zgjodhi të kërkojë falje për atë që ajo e quajti “konfuzion” në lidhje me fotografinë ku shfaqej me tre fëmijët e saj, foto që në fakt ishte e realizuar nga bashkëshorti, Princi William. Kate kërkoi falje përmes një postimi në platformën X, duke thënë ndër të tjera: “Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje.










































