Kryefjala Logo

U përplasën me Jet Ski, humb jetën 19 vjeçari italian në Velipojë

18 Gusht, 2024 | 6:35 pm

19-vjeçari italian i cili mbeti i lënduar nga përplasja e dy Jet Skive në detin e Velipojës, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Nicola Loro u transportua në spital pas përplasjes, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ujor ndodhi sot pas mesdite rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Të ngjashme