Kryefjala Logo

U perfol per lidhje me Beatrix Ramosaj, flet Eugent Bushpepa!

2 Janar, 2021 | 2:34 pm

Javën e kaluar Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip.

Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim.

Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip.

Më pas në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin:

Eugent Bushpepa ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të do te jetë njeë nga kujtimet më të bukura për mua.

Deri këtu çdo gjë ishte ok, por një postim i Oriola Marashit bëri lëmsh dynjanë. Modelja teksa ka suportuar shoqen e saj për këngën e re në Instastory, shkruan “Çifti më i mirë.”

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Soiree”, Eugent Bushpepa ka folur rreth të dashurës së tij, duke na shuar dyshimet se nuk është këngëtarja. Ai ka treguar se po përjeton një romancë me një vajzë bjonde të cilën e ka prezantuar me njërën nga motrat e tij.

Eugenti ka treguar gjithashtu se ajo s’është artiste dhe se nuk do e shohim ndonjëherë në klipet e tij.

Jonida Shehu: Bjonde apo brune

Eugent Bushpepa: Bjonde

Jonida Shehu: Di të gatuajë apo gatuan ti për atë

Eugent Bushpepa: Gjysëm për gjysëm

Jonida Shehu: E ke sjellë në shtëpi, e ke prezantuar?

Eugent Bushpepa: Me Evën nuk është prezantuar, me mamin dhe motrën tjetër po.

Jonida Shehu: Artiste apo dentist?

Eugent Bushpepa: Asnjëra nga të dyja

Jonida Shehu: Rock-ere apo repere?

Eugent Bushpepa: Rock-ere

Jonida Shehu: Xheloze apo tolerante?

Eugent Bushpepa: Shumë tolerante

Jonida Shehu: E gjatë apo e shkurtër?

Eugent Bushpepa: Mesatare.

Jonida Shehu: Në klipet e tua do ta shohim ndonjëherë

Eugent Bushpepa: S’besoj

Jonida Shehu: Eva çfarë tha mami kur e pa për herë të parë?

Eva e motra e Eugentit: Ka një defekt, i sjell të gjitha në shtëpi

Jonida Shehu: Kë këngën tënde pëlqen ajo?

Eugent Bushpepa: “Ëndërr reale”

Jonida Shehu: Ndonjë plan për familje apo për t’u bërë baba?

Eugent Bushpepa: Shumë herët për ta thënë.
burimi: Iconstyle

Të ngjashme