Lajme
Tragjedi familjare në Has, djali shpëton gruan nga zjarri në banesë, por ai dhe nëna humbin jetën
19 Shtator, 2024 | 8:56 am

Një ngjarje tragjike është regjistruar gjatë natës në Has ku kanë humbur jetën nënë e bir pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.
Rreth orës 02:00 pas mesnatës, banesa e familjes Lushi në fshatin Nikoliq tq Hasit është përfshirë nga flakët duke u përhapur me shpejtësi dhe përmasa të mëdha. Burime nga vendi i ngjarjes njoftojnë se djali, Rezh Lushi ka njoftuar zjarrfikësen e cila është vonuar për shkak të rrugës së vështirë drejt fshatit.
Ndërsa pritej të mbërrinte zjarrfikësja, Rexh Lushi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej, duke humbur jetën të dy.
Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj. Shkak për ngjarjen dyshohet një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.
















































