Showbiz
Tha se i pëlqejnë burrat serb, Edona James sqaron njëherë e mirë deklaratën
14 Shkurt, 2024 | 3:49 pm

Edona James ka sqaruar edhe njëherë intervistën të dhënë në Serbi disa vite më parë
Ajo ka folur edhe për një intervistë që e ka dhënë më parë për mediat serbe derisa kishte thënë se më parë do të ishte martuar me një serb se me një shqiptar. Madje ka folur edhe për arsyet se për përgjigjet e saj në atë intervistë.
Ajo thotë se ka qenë e sulmuar dhe paragjykuar sikur të kishte bërë ndonjë krim, teksa heq një paralele me rastin e Rita Orës, e cila u shfaq në një koncert duke valëvitur flamurin serb.
“Nëse Rita Ora del me flamur të Serbisë, asaj nuk i ngjiten mua po. Që unë e kam bërë atë intervistë para 10 vitesh dhe kam kërkuar falje. Por ama unë nuk jam një artiste, sikur Rita Ora. Unë e kuptoj atë se ajo është artiste, bën punën e vetë.
Po çfarë kam bërë unë që një Kosovë u çua kundra meje. Unë nuk e kam bërë me qëllim, po prapë kërkoj falje.
Ata që më kanë pas inat , kanë dash me e gjet diçka të keqe për mua, se s’kanë ditur kur të kapen.“, shprehet Edona.













































