Sport
VIDEO/ Atalanta-Lazio, shënojnë Muriqi dhe Gjimshiti
27 Janar, 2021 | 7:33 pm
Berat Gjimsiti po zhvillon një sezon fantastik tek Atalanta. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët kryesorë të prapavijës për ekipin bergamask, që po luan në shtëpi përballë Lazios për një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Përballja është zhbllokuar në minutën e shtatë falë golit të mbrojtësit 27-vjeçar. Gjimsiti përfitoi nga një rrëmujë në zonën e ekipit kundërshtar dhe ia doli të mposhtë Pepe Reinan, duke kaluar Atalantën në avantazh.
Një gol i rëndësishëm për qendërmbrojtësin, i pari për këtë sezon. Ndërkohë, Lazio ka reaguar dhe ka rikthyer baraspeshën 10 minuta më vonë.
Vedat Muriqi e ka nisur si titullar këtë sfidë dhe ka gjetur golin e parë zyrtar me bardhekaltrit.
Bomberi dardan ia doli edhe përballë Parmës pak ditë më parë, por u cilësua si autogol i portierit emilian. 26-vjeçari shfrytëzoi një kros të Acerbit dhe realizoi një gol shumë të bukur me kokë.