Kryefjala Logo

Uzuni s’di të ndalet, i jep fitoren Ferencvarosit

21 Shkurt, 2021 | 12:10 am

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë në vazhdimësi për Ferencvarosin në elitën e futbollit hungarez. Sulmuesi beratas, rezultoi vendimtar në takimin me Honved, pasi realizoi golin e vetëm të sfidës, që i siguruoi fitoren e ekipit të tij.

Në minutën e 56-të, Uzuni arriti të koordinohej në goditje në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në rrjetë krahun e majtë të portierit.

Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit të Shqipërisë në shtatë takimet e fundit dhe i teti në total në kampionat në këtë sezon.

Ferencvarosi kryeson bindshëm kampionatin hungarez me me 53 pikë, 17 më sumë se skuadra e vendit të dytë, Akademia Puskas.

Të ngjashme