Kryefjala Logo

Tragjike/ E dashura modele e futbollistit të Bayern gjendet e vdekur në banesë. Dyshohet se…

10 Shkurt, 2021 | 6:34 pm

Fotomodelja polake, e dashura e mbrojtësit të Bayern Munchen, Jerome Boateng ka vrarë veten dje në ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj, pas një konflikti të ditëve të fundit me futbollistin gjerman.

25 vjeçarja Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur nga policia në apartamentin që besohet në pronësi të Boateng në zonën luksoze të Berlinit, Charlottenborg, të martën, dhe autoritetet thonë se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Një mikeshë e Kasia tha për mediat se të martën ishte ditëlindja e gjashtë e djalit të saj Noah dhe se modelja ishte vetëm në shtëpi kur vdiq.

Noah është fëmija i vetëm i Kasia, i lindur kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ndërsa Boateng ka tre fëmijë, të gjithë nga marrëdhënie të mëparshme, duke përfshirë vajzat binjake Soley e Lamia me ish-të fejuarën Sherin Senler si dhe të birin Jermar, me një grua të paidentifikuar.

Mikesha e Kasia tha dje për MailOnline: “Dje ishte ditëlindja e Noah. Kasia ishte vetëm në shtëpi. Ishte një anëtar i familjes së saj që telefonoi policinë pasi nuk arrinte të kontaktonte me të. Ajo vdiq një javë pasi Jerome tha në një intervistë se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Ai kishte thënë disa gjëra të këqija për Kasia dhe ajo ishte mërzitur shumë”.

Vdekja e saj u konfirmua dje dhe nga mikesha modele Sara Kulka e cila i bënte homazh asaj në një postim në disi kriptik në Instagram: “Shpresoj që e vërteta të mësohet. Unë e di sa e dëshiroje ti këtë”.

Kasia shoqërohej prej 15 muajsh me futbollistin 32-vjeçar Boateng para se marrëdhënia e tyre të ketë përfunduar në mënyrë dramatike pas një konflikti të ashpër më 2 shkurt, pas të cilit çifti kanë këmbyer akuza e replika në rrjetet sociale.

Boateng ka akuzuar Kasia se ka sabotuar marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Rebecca dhe me familjen, dhe se i ka bërë shantazh për të qëndruar me të.

Ndërsa Kasia – e cila kishte bërë tatuazh emrin e futbollistit në trup – e quante ish-të dashurin ‘djalli’ dhe zotohej të fliste dhe të rezistonte, pasi të merrte veten nga ndarja.

Disa orë pasi të gjendej e vdekur Kasia fliste në Instagram për një ‘kapitull të ri’ në jetën e saj.

Të ngjashme