Kryefjala Logo

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-presidenti i Tiranës nga Covid

13 Shkurt, 2021 | 8:57 pm

Futbolli shqiptar është në zi, koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare, ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi.

Ai prej ditësh po kurohej për të mposhtur virusin famëkeq që po bën namin në të gjithë globin, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim, ku nuk arriti dot të mbijetonte.

Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998.

Në vitet që ai ishte president Tirana arriti që të fitonte tre kampionate radhazi, respektivisht kampionatin e 15,16 dhe 17-ë për klubin.

Gjithashtu ai arriti që të fitonte 2 kupa dhe Superkupën e parë në histori të klubit.

auto Seferi Metush 11613238656 1

Të ngjashme