Sport
Futbolli në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në vitin 1978
16 Shkurt, 2021 | 10:55 pm
Ka ndërruar jetë, ish-kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1978, Leopoldo Luque.
Ish-sulmuesi i River Plate dhe përfaqësuese Abiceleste u nda nga jeta pas një sulmi në zemër. Ai ishte shtruar në spital që prej 24 dhjetorit, për shkak se ishte i infektuar me Covid-19, por që nuk arriti ta fitonte betejën. Luque shënoi katër gola në vitin 1978, kur Argjentina fitoi Kupën e Botën. Sulmuesi i lindur në Santa Fe shënoi 21 gola në 43 ndeshje për Argjentinën dhe shkruajti emrin e tij tek River Plate, ku luajti midis 1975 dhe 1980.
Luque shënoi 84 gola në 207 ndeshje për River Plate dhe fitoi pesë tituj me klubin nga Buenos Aires.
Vdekja e Luque vjen tre muaj pas ish-shokut të tij të skuadrës Diego Maradona.