Kryefjala Logo

Sot mos kontrolloni motin por fatin tuaj me astrologun Paolo Fox

2 Shkurt, 2023 | 10:52 am

Dashi-Në dashuri bëni kujdes sepse sot mund të zhgënjeheni nga sjellja e partnerit.
Në punë ka ardhur koha për të trajtuar problemet e anashkaluara deri tani.

Demi-Sot është dita e duhur për të deklaruar dashurinë tuaj dhe nëse jeni në çift për një kohë të gjatë, gjithashtu për të bërë një hap përpara.
Në punë ka disa vështirësi me menaxhimin e parave.

Binjakët-Ju jeni të mbrojtur nga një hënë e bukur sot, ndaj mos u shqetësoni.
Në punë vjen një dëshirë e madhe për ndryshim.

Gaforrja-Në dashuri gjithçka nuk po shkon ashtu siç do të donit, ndaj përpiquni ta thelloni çështjen me partnerin tuaj si dhe me veten tuaj.
Me pranverën do të duhet të merren vendime të rëndësishme në punë.

Luani-Ka pak nervozizëm në dashuri por përpiquni të ruani qetësinë.
Në punë, mos ndaloni kurrë së besuari në atë që bëni dhe realizoni projektet tuaja me përkushtim dhe impenjim.

Virgjëresha-Në dashuri është koha për njohje të reja ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë yjet flasin për një ditë me fat.

Peshorja-Përpiquni të hapeni pak më shumë për të dialoguar në dashuri dhe për sa i përket punës do të arrini ta shndërroni një situatë negative në pozitive, ndaj vazhdoni kështu.

Akrepi-N ë dashuri ka ardhur koha të buzëqeshni sërish, kështu që lëreni veten dhe mos u shqetësoni për punën, kënaqësitë janë afër.

Shigjetari-Nëse ke takuar dikë që të bën zemrën të rrahë, ke edhe favorin e yjeve. Në punë është më mirë të mos nxitoheni shumë.

Bricjapi-Dita e sotme nuk jep shumë emocione pozitive, por ju lejon të reflektoni për atë që dëshironi vërtet në dashuri.
Në punë përpiquni ta poziciononi veten mirë.

Ujori-Dita e sotme është ideale për të zgjidhur disa dyshime dashurie dhe në punë duhet të jeni të duruar, por lajmet e mira do të vijnë me pranverën.

Peshqit-Dita e sotme nis me pak humor të ulët, por nga pasditja rikuperohet. Në punë dilni përpara pa shumë frikë, jeni të mirë në atë që bëni dhe ua tregoni edhe të tjerëve.

Të ngjashme